Anxhela Peristeri zbulon si e kanë ndaluar në aeroport së bashku me këngëtarin e njohur: Në portofol i gjetën gjethe…

Mediale Vip

Anxhela Peristeri zbulon si e kanë ndaluar në aeroport së bashku me këngëtarin e njohur: Në portofol i gjetën gjethe…

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 18:45
Anxhela Peristeri

Këngëtarja e njohur, Anxhela Peristeri është një nga personat që beson tek besëtytnitë. Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në emisionin “E Diell”, ku ka treguar edhe një eksperiencë të çuditshme prej hajmalive apo objekteve që largojnë “syrin e keq”.

“Thonë se kur fut një gjethe dafine në portofol ke fat dhe të vijnë të ardhura të shumta. Unë kam vuajtur gjithmonë nga syri i keq dhe u jap gjithmonë këshilla të tjerëve sesi të mbrohen. Radha i erdhi mikut tim Aurel Thëllimi kur shkuam për të kënduar në një koncert në Zvicër që të këpuste një gjethe dafine dhe ta merrte me vete”, tregon Peristeri.

“Kaloj unë e para ndërkohë policia mban Aurelin sepse pa gjethen e dafinës të futur në portofol. U ktheva për ta ndihmuar dhe i thoja autoriteteve që është për fat”, kujton këngëtarja e dashur për publikun shqiptar.

Anxhela shprehet se përtej sikletet që i kaploi në ato momente, ajo ishte e vendosur deri në fund që ta mbronte mikun e saj.

“Më tej polici gjen po prapë brenda në portofol zhivë të mbështjellë me leckë. U detyrova të bëja kryqin sikurse edhe t`i shpjegoja diçka nga feja muslimane me gjeste dhe zë, por hiç! Ndërkohë Aureli vjen nga ana tjetër dhe këndon “Aleluja”. Më në fund pas gjithë këtyre shpjegimeve policët u sqaruan dhe ne kaluam të qetë”, rrëfen Anxhela duke pohuar se sa herë e kujton me miqtë, shkrihen gazit nga të qeshurat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat