E para femër në histori, Dua Lipa thyen tjetër rekord

Mediale Vip

E para femër në histori, Dua Lipa thyen tjetër rekord

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 19:09
Dua Lipa

Dua Lipa vazhdon të shkëlqejë në arenën ndërkombëtare, pasi ka thyer një rekord shikimesh në “Spotify” dhe ka hyrë në histori. Ajo është një nga këngëtaret më të famshme dhe më të suksesshme shqiptare.

Me mbi 800 milionë shikime në këtë platformë, Dua është e para këngëtare femër që e arrin këtë gjë. Mjaft krenare për këtë arritje, Lipa e ka ndarë këtë lajm me të gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

“Dua Lipa është artistja e parë femër në histori që ka të paktën 3 këngë me më shumë se 800 milionë shikime në “Spotify”. Ajo e arriti këtë gjë me këngët “New Rules”, “One Kiss” dhe “IDGAF”,”- shkruan ajo në një Instastory.

Ylli shqiptar ka hyrë në tregun ndërkombëtar vetëm prej pak vitesh dhe po arrin të prekë majat e suksesit.

Kohët e fundit ajo ka arritur të rrëmbejë çmime mjaft të rëndësishme si “The Global Awards”, “Grammy Awards” etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat