Doli cullak në finalen e Ligës së Kampionëve, rusja niset për në Kosovë

Mediale Vip

Doli cullak në finalen e Ligës së Kampionëve, rusja niset për në Kosovë

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 22:33
Kinsey Wolanski

Kinsey Wolanski, është femra që u fut në fushë, gjatë pjesës së parë të finales mes Liverpoolit dhe Totenhamit në Madrid.

Ajo të enjtën do të jetë në Kosovë së bashku me të dashurin e saj, Vitaly Zdorovetskiy.

Lajmi për ardhjen e Wolanskit e kanë bërë të ditur grupi ‘Marakli t’kerrev’, me rast të një organizimi mes këtij grupi dhe një grupi ndërkombëtar.

“Mysafir special do të jetë Youtuberi i njohur, Vitaly Zdorovetskiy dhe e dashura e tij Kinsley Wolanski”, thuhet në njoftimin e këtij grupi.

Njoftimi i plotë:

Ftesë

Kemi kënaqësinë të ju ftojmë në ngjarjen më të madhe të automobilizmit, të organizuar nga grupi i rrjetit social në Facebook Marakli t’kerreve! dhe atij ndërkombëtar One Life Rally. Ku këta të fundit do të vijnë, nga disa vende të ndryshme të botës.

Andaj për ju Marakli t`kerreve.! Veç muzikës, pijeve, ushqimeve, do të ketë edhe 80 super vetura që kanë çmime milionëshe si Buggati, La Ferrari, Mc Laren e shumë marka të njohura të veturave të shtrenjta.

Mysafir special do të jetë Youtuberi i njohur, Vitaly Zdorovetskiy dhe e dashura e tij Kinsley Wolanski.

Kjo ngjarje unike mbahet në hapsirat e brendit nr.1 ne Botë Shell-Sllatinë me datë 27.06.2019 ne ora 15:30.

Super veturat me super brendin Shell V-Power

Ardhja juaj do të na nderonte.

Ju faleminderit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat