Disa muaj pas tradhtisë së Tristan, zbulohet situata e vështirë me të cilën u përball Khloe

Mediale Vip

Disa muaj pas tradhtisë së Tristan, zbulohet situata e vështirë me të cilën u përball Khloe

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 23:19
Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson

Khloe Kardashian zbuloi në finalen e ‘Keeping Up With Kardashian’, e cila u shfaq këtë të dielë, se ajo dyshonte se ishte shtatzënë disa javë para se të ndodhte skandali i tradhtisë mes Tristan Thompson dhe Jordyn Woods.

Miliarderja e famshme tregoi se rezultoi mos të ishte dhe se u lumturua shumë për këtë gjë, duke lënë të kuptohej se do të ishte një situatë shumë më e vështirë për të nëse do të kishte qenë në pritje të një fëmije tjetër me ish-partnerin e saj. Megjithatë frika kaloi shumë shpejt për 34-vjeçaren pasi ajo zbuloi se ato që i mendonte si simptoma të shtatzënisë, ishin thjesht shenja të migrenës.

Kujtojmë se Khloe dhe Tristan i dhanë fund marrëdhënies së tyre disa muaj më parë, pasi lajmi i tradhtisë së këtij të fundit me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, bëri xhiron e rrjetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat