Lady Gaga dhe Bradley Cooper ribashkohen dhe të gjithë po flasin për ta

Mediale Vip

Lady Gaga dhe Bradley Cooper ribashkohen dhe të gjithë po flasin për ta

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 23:53
Lady Gaga dhe Bradley Cooper

Lady Gaga dhe Bradley Cooper pritet të dhurojnë një performancë surprizë në Britani për fansat e festivalit ‘Glastonbury 2019’. Mediat kanë zbuluar se ky detaj ende nuk është bërë zyrtar, por ka prova të forta se audienca e Britani do të surprizohet nga dy aktorët e njohur.

Siç edhe e dini Gaga dhe Cooper u bënë bashkë nga ‘A star is born’, projekt kinematografik që u nominua për 8 çmime Oscar dhe u vlerësua për kolonën zanore më të bukur.

Prej kohësh për dy kolegët po qarkullojnë thashetheme se janë në një lidhje dashurie, por deri në momentin që flasim asgjë nuk është konfirmuar. Fjalët u shtuan edhe më shumë, pasi këngëtarja e njohur, Lady Gaga u nda nga i fejuari pak pas premierës së filmit, ndërsa së fundmi, Bradley u nda nga partnerja dhe nëna e fëmijëve të tij.

Kjo performancë e pakonfirmuar ende nga burime zyrtare, do të jetë hera e parë që dy personazhet shfaqen bashkë pas ndarjes së aktorit. Fansat po presin me entuziazëm për të kuptuar nëse do të ketë ndonjë shans që dy të aktorët të jenë lidhur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat