Një dekadë pa Michael Jackson, si u nda nga jeta ylli i popit? - Bota Sot
Një dekadë pa Michael Jackson, si u nda nga jeta ylli i popit?

Mediale Vip

Një dekadë pa Michael Jackson, si u nda nga jeta ylli i popit?

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 00:31
Michael Jackson

Sot janë bërë 10 vjet nga vdekja e pop yllit Michael Jackson.

Në shëtitoren e famës në Hollywood, ylli i këngëtarit legjendar vazhdon të shndërrij fort, turistët admirojnë kërcimtarët e rrugës që nderojnë figurën e tij, ndërsa dyqanet e suvenireve shijojnë përfitime të mëdha, megjith zhgënjimin e zemeraten qe ngjalli dokumentari “Leaving Neverland”, që dilte me pretendimin se Michael kishte abuzuar me fëmijë të mitur

“Edhe pas transmetimit të dokumentarit nga HBO, unë pata po aq vëmendje nga njerëzit, për të mos thënë më shumë se përpara!!! Duket sikur e gjithë kjo solli efektin e kundërt, sikur ishte një lloj publiciteti. Nuk thonë kot: nuk ka publicitet te keq!”, tha Antoine Baynes, kërcimtar.

Ylli i popit ndërroi jetë 25 qershorin e vitit 2009 në Los Angeles.

Dy vjet me vonë, një Gjykatë e gjeti mjekun e tij, Conrad Murray fajtor për vrasje pasi i kishte dhënë këngëtarit një mbidozë ilaçi Propofol për t’a ndihmuar të flinte.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...