Tre javë pas ndarjes nga i dashuri, Dua Lipa kapet mat me vëllain e modeleve të famshme

Mediale Vip

Tre javë pas ndarjes nga i dashuri, Dua Lipa kapet mat me vëllain e modeleve të famshme

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 15:49
Dua Lipa

Tre javë më parë, këngëtarja me famë botërore Dua Lipa u nda nga i dashuri i saj, Isaac Carew.

Madje duket se Dua po gëzon me statusin e saj si beqare, por së fundmi është raportuar se ajo është duke dalë me 20-vjeçarin, Anwar Hadid.

“The Sun” shkruan se 23-vjeçarja ka qenë shumë pranë vëllait të dy modeleve të famshme, Gigi dhe Bella, teksa kaloi disa ditë në Los Angeles.

Këngëtarja me origjinë shqiptare gjithashtu ka qenë te një festë private për ditëlindjen e Anwar. Në një video të publikuar online, Dua shihet pranë modelit, i cili mban në duar tortën, teksa miqtë dhe të afërmit i këndojnë këngën e ditëlindjes.

Mediat e huaja shkruajnë se Dua dhe Anwar janë parë së bashku në një muze në Malibu, duke shtuar më shumë dyshimet se mes tyre ka lindur një romancë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat