Vjen një version i ri i këngës “Me Kast” të Gilit nga Aida Doçi

Mediale Vip

Vjen një version i ri i këngës “Me Kast” të Gilit nga Aida Doçi

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 22:12
Aida Doçi

Këngëtarja Aida Doçi ka sjellë një version të ri të këngës “Me Kast” të Gilit. Këtë projekt, të cilin Gili e publikoi në vitin 2004, tashmë Doçi e ka ripërpunuar në studion e producentit nga Ferizaj, Bini Nebihu.

Kjo këngë është shoqëruar edhe me video, ku mund ta gjeni në kanalin zyrtar të artistes Doçi.

Aida deri më tani ka publikuar një numër të madh të këngëve të shoqëruara me video, të tilla si “Unë smuj me thanë”,  “Nani”, “Mall”, “Emri Yt” dhe “Nuk patëm kismet”.

Përndryshe, ky nuk do të jetë projekti i fundit i saj pasi ka paralajmëruar edhe disa të tjerë që do t’i sjellë gjatë muajve në vijim.

Nga ana tjetër, vet interpretuesja e këngës, Gili, e cilësoi këtë projekt si suksesin më të madh që ka shënuar në karrierën e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat