Kartelën e burgut që e ka mbajtur Tupac tashmë e gjeni në ankand

Mediale Vip

Kartelën e burgut që e ka mbajtur Tupac tashmë e gjeni në ankand

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 00:51
Tupac

Tupac Shakur është emri më ikonik i muzikës rap i të gjitha kohërave.

Ai gjithashtu është personi më i famshëm i burgosur ndonjëherë në Clinton Correctional Facility në New York dhe ai kishte nevojë për një kartelë identiteti sa ishte prapa hekurave… teksa tani pikërisht ajo kartelë mund të jetë e juaja për një çmim të caktuar.

Kartela e Tupac nga burgu famëkeq i vitit 1995 po vendoset në ankand nëpërmjet kompanisë ‘Heritage Auctions’ dhe ofertat fillojnë nga 2.000 dollarë.

Tupac ka qëndruar afërsisht 9 muaj prapa grilave, pasi ai ishte i dënuar për akuzat për sulme seksuale.

Pac filloi vuajtjen e dënimit në ditën e Shën Valentinit dhe 2 javë më vonë atij ju lëshua ID kartela që e përfshinë nënshkrimin e tij, dhe tashmë ajo me pak fat mund të jetë e juaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat