Alex Rodriguez zbulon këshillat që Jennifer i ka dhënë për të qenë i suksesshëm

Mediale Vip

Alex Rodriguez zbulon këshillat që Jennifer i ka dhënë për të qenë i suksesshëm

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 09:50
Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez konsiderohen si çifti perfekt, sepse ata kanë një lidhje shumë të ngushtë dhe i gjenden gjithmonë pranë njëri-tjetrit.

Së fundmi Alex është shfaqur në kopertinën e “Sports Illustrated” dhe ka zbuluar disa detaje nga lidhja e tij me Jennifer.

Ai ka treguar se ajo e këshillon shumë dhe vetëm prej saj arriti të fitojë famën që ka sot. Alex ka rrëfyer se partnerja e tij e ka ndihmuar të dalë nga guaska dhe të shfaqte më të mirën e vetes në publik.

“Ajo më ka thënë: ‘Çelësi për të qenë në sy të publikut është të jesh më e mira e vetes tënde. Jo të jesh fals. Duhet të jesh vetvetja, por versioni më i mirë i vetes’. Jennifer di të komunikojë me masat në disa mënyra që unë asnjëherë nuk do di. Ajo ka një platformë të madhe, 200 milionë ndjekës në rrjete sociale, më shumë se 75% e tyre janë të shekullit të ri. Ajo më ndihmon sa herë kam nevojë. Jennifer është shumë e mirë me fjalët”, ka thënë Alex. Tashmë ai është një ndër meshkujt më të pëlqyer në Amerikë dhe ndjekësit e tij shtohen ditë pas dite.

Kujtojmë se Jennifer dhe Alex u fejuan në muajin mars, gati 7 javë pasi festuan 2-vjetorin e lidhjes.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat