Vetëm një nënë mund ta kuptojë, Emina Çunmulaj publikon prapaskenat pas fotos së saj nga shtrati

Mediale Vip

Vetëm një nënë mund ta kuptojë, Emina Çunmulaj publikon prapaskenat pas fotos së saj nga shtrati

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 14:35
Emina Çunmulaj

Emina Çunmulaj është një nga personazhet më aktivë në rrjete sociale, që nuk ngurron të publikojë shpesh momente të ndryshme edhe nga jeta e saj private. Ndryshe nga pjesa tjetër e të famshmëve, Emina ka zgjedhur që të mos tregohet e rezervuar për sa i përket vetes dhe familjes së saj. Gati çdo ditë ajo publikon foto dhe video të vajzave të saj, për të treguar se jeta si nënë e dy vogëlusheve nuk është dhe aq e thjeshtë. Së fundmi Emina ka postuar në ‘Instagram’ një foto në të cilën shihet shtrirë në shtrat e rrethuar nga disa trëndafila, por prapaskenat pas fotos janë akoma më të bukura.

Ajo ka postuar një tjetër foto ku shihet se menjëherë pas saj janë hedhur edhe vajzat në krevat, të cilat i kanë përdorur trëndafilat për të luajtur. Me këtë rast ajo ka treguar sërish se pas ‘Instagram-it’ ka shumë filtra, që në të vërtetë fshehin jetën dhe imazhin e vërtetë.

Të tilla foto si të Eminës vetëm një nënë mund t’i kuptojë, që e di sa e vështirë është të bësh diçka kur fëmijët janë rreth e rrotull. Kujtojmë se ish-modelja shqiptare është e martuar me Sam Nazarian dhe dy vajzat e saj kanë ardhur në jetë pak vite pas njëra-tjetrës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat