Michelle Obama i shkruan një letër falënderuese këngëtares shqiptare

Mediale Vip

Michelle Obama i shkruan një letër falënderuese këngëtares shqiptare

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 15:20
Michelle Obama

Michelle Obama ka falënderuar këngëtaren Bebe Rexha për mbështetjen e saj në fushatën për regjistrim në kolegje.

Derisa ishte Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama ka filluar kampanjën ‘Reach Higher’, kampanjë kjo që mundëson dhe inkurajon të rinjtë të vazhdojnë edukimin dhe shkollimin sa më të lartë.

E këtë herë në bazë të kësaj fushate, edhe këtë vit kanë bërë ditën për regjistrime në kolegje për vitin 2019, “2019 College Signing Day”, ku i është bashkuar edhe Bebe Rexha.

Me këtë rast Michelle personalisht i ka shkruar një letër felënderuese këngëtares me prejardhje shqiptare, ndërsa Bebe e ka ndarë me fansat në profilet e saj në rrjetet sociale.

Michelle Obama e ka përshkruar shumë mirë në librin e saj për jetën e saj, i cili po thyen rekorde të lexueshmërisë, ‘Becoming’, se sa i rëndësishëm është për të shkollimi dhe ofrimi i mundësisë që edhe të rinjtë amerikanë të ndjekin nivelet sa më të larta akademike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat