Super emrat VIP ndjekës të gazetës Bota sot, ja urimi i tyre! - Bota Sot
Super emrat VIP ndjekës të gazetës Bota sot, ja urimi i tyre!

Mediale Vip

Super emrat VIP ndjekës të gazetës Bota sot, ja urimi i tyre!

Nga: Maksim Gjokaj Më: 26 qershor 2019 Në ora: 16:03
Ilustrim

Ata janë super emra në fushën dhe punën e tyre më të zotët, më të kërkuarit dhe super yje që megjithëse në ditët më të ngarkuara të këtij sezoni kur ne " Bota sot" bëhemi 24 vjeç ata flasim dhe urojnë për ne.

Janë miqtë tanë të cilët e kanë dashur dhe e duan gazetën më të vjetër dhe më të lexuar shqiptare e nëse s'kanë mundësi ta gjejnë në shtyp ata e lexojnë online dhe e ndjekin.

Shkurte Fejza: “Urimet ma të mira për gazetën Kombëtare “Bota Sot” në 24 vjetorin e lavdishëm të saj. Unë e përcjell dhe lexoj me siguri që nga numri i parë i saj. Gazetë që karakterizohet për gëzimin që kishte në ditët ma të vështira ashtu edhe tani”.

Gjyste Vulaj: “Pasi që unë nuk jetoj në Kosovë nuk e kam atë mundësi ta kem në duar çdo ditë, por online e përcjelli patjetër , sepse është më seriozja në punën e vet dhe udhëhiqet me shumë profesionalizëm. Gazetat po ashtu dhe revistat që i kam vërejtur me kohë që janë veç me të shpifura jo që se harxhoj në to asnjë cent por i bëj edhe bllok në online. Unë jetoj një jetë normale, reale dhe nuk dua t’i lejoj vetes as familjes që të ndikohemi nga shumë media të shkruara sot, për fat të keq që asnjë të mirë nga ato nuk ka, nuk kemi, veç që “helmojnë “ popullin me të shpifura, gënjeshtra.

E gazeta “Bota sot” normal që PO, është më të preferuarat e mia. Uroj që të vazhdoni si deri më tani, duke gëzuar faktin që kjo gazetë ka patur gjithmonë gazetarë, redaktorë, ekip profesional, uroj suksese pa fund”.

Meda: “Përshëndetje të nderuar! Së pari jam tepër i nderuar që më keni kontaktuar mua për të marrë opinionin tim në raport me gazetën kombëtare “Bota sot”.

Dua që të ju them gazeta juaj/jonë është pjesë e rritjes së gjeneratës sime, nga zemra i uroj edhe shume jubilare e vite të suksesit. Respekt dhe faleminderit për kuntributin e juaj të dhënë për fjalën e lirë dhe informimin profesional”.

Rovena Stefa: “Më së pari urime për këtë përvjetor që shënon një jetëgjatësi plot sukses në shpërndarjen e lajmit! Është sfidë të bësh lajm të vërtetën dhe vetëm të vërtetën në këtë kohë kur gjallojnë e përqafohen të pavërtetat! Jam ndjekëse e rregullt e gazetës online dhe është e para në listën e portaleve të cilat rrëmbejnë vëmendjen time”.

Gena: “Uroj dhe 100 të tjera për gazetën "Bota Sot", një nga gazetat që e lexoj shpesh online pasi tregon aktualitetin dhe ka lajme shumë interesante dhe të vërteta. I uroj gazetës "BOTA SOT" lart e me lart jeni ndër më të mirët!

Anxhela Peristeri: “Po është një nga të preferuarat e mia! I uroj gazetës “Bota Sot” edhe 100 vite minimumi sepse e meriton”.

Sefë Duraj: “ E kam lexuar dhe vazhdoj ta lexopj sa herë më bie rasti edhe sot që thuhet se gazetat në shtyp nuk lexohen, ajo është e preferuara e ime. Natyrisht se edhe online e ndjek dhe më intereson të di të vërtetën që pasqyrohet për një ngjarje, jpop betëm për pjesën tonë të show-bizit. Nga zemra shumë urime dhe vazhdoni kështu si jeni numër një gazeta “Bota sot”.

Lori: “Gjithmonë kam pasur përkrahjen time, dhe gjithmonë e kam në duar kur kam mundësi ta shfletoj jo vetëm kur jam unë aty, por kur të mundem më interesojnë të di e të lexoj në të sidomos tani online ku më shumë jemi në rrugë e fluturime për shkak të punës, por në “Bota sot” informohem shpesh. Paqi vetëm urime dhe suksese gjithmonë e jam e lumtur se ajol jeton lexohet shitet dhe gjithmonë kë ndjekës pasi sepse ka çfarë të lexohet e të shkruhet nga ju si profesionistë”.

Naser Berisha: “Gjithsesi se gazeta “Bota sot” është njëra nga gazetat më me traditë në Kosovë e më gjerë, edhe sot me shumë qef e përcjelli online. Duke përcjellë lajmet nga më të ndryshmet. Përndryshe është edhe njëra nga gazetat e cila më ka përkrahur dhe përcjellur në karrierën time muzikore. Dhe për fund ju përshëndes juve dhe lexuesit tuaj, dhe po ashtu ju dëshiroj punë të mbarë dhe shumë suksese në të ardhmen”.

Mera Zymeri: “Urime 24 vjetorin, me shpresë që kjo gazetë të vazhdoj punën e shkëlqyeshme siç ka qenë deri më sot. “Bota Sot” ishte dhe mbetet burim i informimit të mirëfilltë dhe të saktë, në çdo kohë. E lexoje online. Çdo herë ka qenë kënaqësi për mua me punua me “Bota Sot” dhe me dhënë intervista. Me nderime e respekt Mera Zymeri”.

Kanita: “E lexoj çdo herë që gjej kohë. Gazeta “Bota sot” është nga të preferuarat e mia. Urime 24 vjetori i gazetës uroj edhe shumë vite të tjera edhe më të suksesshme”. Sabi Kaçanolli-

Sabi Kaçanolli/Illyrian Eagles: “Po gazeta “Bota sot” është e vetmja që e lexoj. Natyrisht që ju uroj gjithë stafit gjitha të mirat dhe të vazhdojnë kështu”.

Vjollca Llapashtica: “Po vazhdimisht e përcjelli, është një ndër më të preferuat të mia sidomos pjesa e showbizit. Ju uroj të bëheni një ndër më të lexuarat dhe në botë (Bota Sot), e ti keni gazetarët në gjithë botën”.

Violeta Kajtazi: “Kohë më parë e kam lexuar, kurse tani e ndjek online. Mund të them lirisht që është gazeta e preferuar e imja. Urime e festofshi edhe shumë e shumë vite te tjera!”.

Pro Band: “Po e lexojmë dhe e ndjekim gjithmonë, dhe është e preferuara si gazetë dhe portal i grupit tonë. Urojmë që gazeta “Bota sot” të jetë lider gjithë jetën. Respekt nga Pro Band”.

Ganimete Abazi: “Po më shumë e ndjek online po më pëlqen shumë përderisa e ndjek rregullisht. Ju uroj shumë suksese dhe mbarësi gjithmonë”.

Malësori: “Gazetën “Bota sot” e kam lexuar gjithmonë dhe e kam çmuar dhe e çmoj si mjet i informimit të mirëfilltë. Kam bashkëpunim të mirë dhe korrekt me këtë gazetë te respektuar e cila gjithnjë e ka përkrahur artin, e në veçanti krijimtarinë time, për çka jam përherë mirënjohës. Unë e ndjekë online dhe kohë pas kohe i lexoj artikujt dhe postimet nga kjo gazetë.

Është një ndër më të preferuarat për mua, e në veçanti sektori i artit dhe muzikës. Urime 24 vjetorin e themelimit dhe të na jetoj kjo gazetë sa Malet e Malësisë. I juaji Malësori!”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...