E quajti ‘kafshë’, futbollisti i përgjigjet Pamela Andersonit

Mediale Vip

E quajti ‘kafshë’, futbollisti i përgjigjet Pamela Andersonit

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 17:14
Pamela Anderson dhe Adil Ramin

Pamela Anderson ka akuzuar Adil Ramin se është një “kafshë” pasi njoftoi në një postim në Instagram se ajo dhe mbrojtësi i Marseilles janë ndarë.

“Ai u mundua të më dërgonte lule dhe bëri çdo gjë të mundshëm për t’u pajtuar me mua, por nuk pranova. Më detyroi të punësoja edhe roje për vete. Këto dy vite të jetës sime kanë qenë gënjeshtër e madhe. Ai ishte një kafshë”, u shpreh ajo.

Ndërsa tani ka ardhur reagimi i futbollistit i cili i është përgjigjur Pamelës. Ai u shpreh se e respekton 51-vjeçaren dhe se dashuria e tij ndaj saj ka qenë gjithmonë e sinqertë.

“Pamela është një person që unë e respektoj shumë dhe për të cilën dashuria ime ka qenë gjithmonë e sinqertë. Kjo është ajo që dua të kujtoj”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat