Sa ka kushtuar rinovimi i rezidencës së Harry-t dhe Meghan? Pallati mbretëror zbulon shumën marramendëse - Bota Sot
Sa ka kushtuar rinovimi i rezidencës së Harry-t dhe Meghan? Pallati mbretëror zbulon shumën marramendëse

Mediale Vip

Sa ka kushtuar rinovimi i rezidencës së Harry-t dhe Meghan? Pallati mbretëror zbulon shumën marramendëse

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 18:46
Meghan Markle dhe Princ Harry

Burime pranë familjes mbretërore kanë bërë të ditur shumën marramendëse të rinovimit të shtëpisë së Meghan Markle dhe Princ Harry në  Frgomore Cottage në Windsor. Rinovimi ka kushtuar plot 3 milionë dollarë, ose 2.4 milionë paund dhe ashtu siç është zbuluar, kjo shumë është tërhequr nga ‘Sovereign Grant’, të cilat janë para të mbledhura nga mbretëresha nga taksapaguesit britanikë.

Kujtojmë se rikonstruktimi i ambientit ku jetojnë aktualisht dyshja mbretërore, nisi në muajin nëntor të vitit 2018 dhe përfundoi në mars të 2019. Harry dhe Meghan u shpërngulën aty për të mirëpritur djalin e tyre të parë, Archie, i cili erdhi në jetë në fillim të muajit maj.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...