Si ta kthesh një bluzë në fustan? Lady Gaga ju zbulon një nga kombinimet më ‘in’ këtë verë

Mediale Vip

Si ta kthesh një bluzë në fustan? Lady Gaga ju zbulon një nga kombinimet më ‘in’ këtë verë

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 19:35
Lady Gaga

Lady Gaga ka kaluar disa ditë në qytetin e New York dhe ‘look-u’ i saj ashtu si çdo herë tjetër nuk ka zhgënjyer askënd. Ditën e djeshme ajo është larguar nga hoteli ‘The Mark’ e veshur e gjitha me një veshje lëkure në ngjyrë të zezë. Këngëtarja kishte veshur një fund të gjatë me fruta, të kombinuar me një ‘crop top’ të zi dhe dorashka lëkure.

Atë mbrëmje Gaga performoi në teatrin ‘Apollo’ në Harlem, ndërsa pas shfaqjes u kthye ne hotel e veshur me një bluzë të gjatë në të cilën shkruhej ‘Green Day’, por pa pantallona.

Këtë ‘look’ Lady e kishte kombinuar me një palë çizme të zeza lëkure dhe padyshim u pëlqye shumë nga të gjithë ndjekësit e saj. Kujtojmë se 33-vjeçarja ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes për shkak të transformimeve të saj nga më të ndryshmet dhe të guximshmet.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat