Aktori i njohur turk me origjinë shqiptare përfundon në spital, ja arsyeja

Mediale Vip

Aktori i njohur turk me origjinë shqiptare përfundon në spital, ja arsyeja

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 06:22
Kivanc Tatlitug

Kivanc Tatlitug është një nga aktorët turq më të njohur dhe më të pëlqyer.

Ai u bë i njohur për shqiptarët në “Dashuri e Ndaluar” në rolin e Behlulit.

Ai gjithashtu u ndoq me sukses edhe në serialin e fundit “Cesuri dhe e bukura”.

Lajmet e fundit nuk janë të mira për fansat e aktorit turk me origjinë shqiptare.

Aktori i njohur turk, Kivanc Tatlitug është shtruar në spital.

Sipas mediave turke ai është shtruas së fundmi në spital me dyshimin për helmim.

Atij i është bërë pastrim i stomakut dhe pas dy orëve nën vëzhgimin e mjekëve ai është larguar nga spitali.

Mesa duket situata nuk ka qenë shumë serioze.

Kivanc Tatlitug ka pranuar në televizionet turke se është me origjinë shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat