Shumë pranë të qenit mbretëreshë; mësoni detyrën e re të Kate Middleton!

Mediale Vip

Shumë pranë të qenit mbretëreshë; mësoni detyrën e re të Kate Middleton!

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 15:13
Kate Middleton

Mbretëresha Elisabeth po vijon të ‘gdhendë’ nusen e nipit të saj për ta bërë mbretëreshë. Kate Middleton ka marrë në patronazh një detyrë të re nga kryesuesja e fronit britanik.

67 vite pasi mbajti pozicionin e kumbarës së “The Royal Photographic Society”, Elizabeth ia delegoi Kate-it këtë post e cila e ka pasion fotografinë.

Dukesha e festoi rolin e saj të ri, duke marrë pjesë në një seminar fotografik të drejtuar së bashku nga Shoqëria Mbretërore Fotografike dhe Akti i Bamirësisë për fëmijët.

Dukesha e Kembrixh e ka shprehur gjithmonë pasionin për fotografinë dhe pothuajse të gjitha fotot familjare janë bërë nga dora e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat