‘Kiss Kiss’ tashmë një hit, arrin mbi një milion klikime!

Mediale Vip

‘Kiss Kiss’ tashmë një hit, arrin mbi një milion klikime!

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 19:37
Ledri Vula dhe Lumi B

Dy prej reperëve më të suksesshëm në vend, Ledri Vula dhe Lumi B kanë bashkuar edhe një herë forcat për të sjellur hitin e radhës.

Të njohur për bashkëpunime të suksesshme, reperët e famshëm edhe këtë herë nuk zhgënjyen me projektin e radhës.

Ledri dhe Lumi së fundi lansuan këngën ‘Kiss Kiss’ e cila ka një ritëm veror, sjell atmosferë dhe adrenalinë porsa ta dëgjoni.

Kjo këngë tashmë po dëgjohet në secilin ambient dhe është kthyer në një super hit.

Kjo nuk është befasi, pasi dyshja e famshme e reperëve më të kërkuar në vend numëroj disa hite së bashku.

Ndërsa, Ledri dhe Lumi brenda sezonit veror pritet të sjellin edhe projekte tjera të cilat adhuruesit e tyre të shumtë i presin me padurim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat