Demi Lovato premton ta rrëfejë “anën e saj të tregimit” në albumin e ri

Mediale Vip

Demi Lovato premton ta rrëfejë “anën e saj të tregimit” në albumin e ri

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 23:00
Demi Lovato

Demi Lovato po planifikon ta përdorë albumin e saj të ardhshëm për ta ndarë "anën e saj të tregimit" në materialin e saj të parë të ri, që prej mbidozimit pothuajse fatal verën e kaluar (2018).

Ylli i hitit “Confident” kohët e fundit u kthye në studio për të punuar në vazhdimin e albumit të vitit 2017 “Tell Me You Love Me”, dhe në një postim në Instagram Story të martën, këngëtarja zbuloi se përmbajtja e këngëve do të vijë drejt e nga zemra e saj.

"E dini se çfarë është e mirë lidhur me krijimin e albumit?", shkroi 26-vjeçarja. "Mund të thuash gjithçka që dëshiron, të jesh sa më e hapur dhe e sinqertë dhe më në fund ta tregosh anën tënde të tregimit, pavarësisht se dikujt nuk do t’i pëlqente..."

Demi, e cila kishte pasur probleme me abuzimin e substancave në të kaluarën, e përfundoi këtë postim duke e shtuar një emoji me supe të ngritura.

Ylli i popit shpjegon më tej se cilit "tregim" ajo i referohet, por komentet e saj shfaqen gjashtë muaj pasi ajo i hodhi poshtë thashethemet e tabloidëve dhe këmbënguli se fansat një ditë do t’i kuptonin të gjitha rreth rrethanave që çuan deri në problemet e saj shëndetësore në korrik të vitit 2018, kur ajo u gjet pa vetëdije në shtëpinë e saj në Hollywood Hills dhe duhej të dërgohej urgjentisht në spital për trajtim urgjent.

"Një ditë do t'i tregoj botës se çfarë ka ndodhur saktësisht, pse ka ndodhur dhe çfarë është jeta ime sot", kishte tweetuar ajo në dhjetor.

"Por derisa të jem gati për ta ndarë këtë me njerëzit, ju lutem mjaft u bëtë kureshtarë dhe trilluat gjëra për të cilat nuk dini asgjë. Ende kam nevojë për hapësirë dhe kohë për t’u shëruar.."

Demi kishte qenë e pastër për gjashtë vjet përpara se ta pranonte se i ishte kthyer drogës në singlin e saj të fundit “Sober”, i cili u publikua vetëm një muaj para mbidozimit të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat