Fansja lind gjatë koncertit të Pink, i vë emrin e veçantë

Mediale Vip

Fansja lind gjatë koncertit të Pink, i vë emrin e veçantë

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 10:41
Pink dhe Dolly Pink

Një fanse solli në jetë fëmijën që mbante në bark, gjatë koncertit të këngëtares Pink.

Ngjarja ndodhi në ‘Anfield Stadium’ të Liverpool, në Angli të martën mbrëma. Gruas Denise Jones, i nisën dhimbjet gjatë këngës “Get The Party Started”.

Ndihma e shpejtë e cila u lajmërua, ndërhyri me furi duke krijuar hapësirë mes publikut, për të shkuar te Denise.

“E çuam me urgjencë në ndihmën e shpejtë të stadiumit dhe duke parë situatën, nuk kishim ç’të bënim, veçse fëmija të lindte aty”, thanë mjekët që e asistuan.

Në nder të këngëtares, nëna e re 32-vjeçare e quajti të bijën Dolly Pink.

Fatmirësisht fëmija është mirë dhe peshon rreth 3 kilogramë.

“Jam ende nën shok, edhe sepse humba një pjesë të koncertit. Por nuk mund të jem më e lumtur se tani. Vajzën kishim vendosur që ta quanim Dolly Louise, por duke qenë se lindi në koncertin e këngëtares time të preferuar, e quajtëm Dolly Pink”, tha 32-vjeçarja.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat