Kidda publikon projektin e ri “Bella”

Mediale Vip

Kidda publikon projektin e ri “Bella”

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 15:36
Kidda

Kidda ka publikuar këngën e tij më të re të titulluar “Bella”. 

Reperi shqiptar këtë projekt e ka shoqëruar me një klip mjaft atraktiv, të realizuar nga Omely.

Për tekstin e këngës është përkujdesur vetë këngëtari, derisa ‘beatin’ e ka bërë Omi Beats.

Gjithashtu, miksin e këngës e ka bërë vetë Kidda, teksa për masterizimin u kujdes ‘Slow Motion Soundz’.

Ky projekt i tij tashmë gjendet në kanalin zyrtar, YouTube dhe pritet të ketë suksesin e dëshiruar nga publiku.

Vlen të ceket se Kidda është muzikant shqiptar që jeton në Suedi, ku deri më tani ka sjell një sërë projektesh të suksesshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat