Artisti i njohur shtrohet në spital pasi e therri veten me thikë

Mediale Vip

Artisti i njohur shtrohet në spital pasi e therri veten me thikë

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 16:36
Steven Adler

Ish bateristi i bendit të njohur Guns N’ Roses, Steven Adler, është shtruar në spital pasi që e ka therrur veten me thikë në shtëpinë e tij.

TMZ raporton se dikush nga shtëpia e Adlerit në Los Angeles, e ka therur ndihmën e shpejtë pas orës 6 e 30-të në pasditen e së enjtes, për të raportuar se dikush e ka lënduar veten.

Në momentin që policia e mjekët kanë arritur në vendin e ngjarjes, e kanë kuptuar se bëhet fjalë për Adler i cili e kishte therur vetën në stomak.

Ndërsa më pas, ai është shtruar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa Adler është raportuar të ketë qenë abuzues i substancave narkotike për dekada të tëra, dhe kjo ka qenë arsyeja se pse atë e kanë përjashtuar nga Guns N’ Roses në vitin 1990.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat