Mozzik vazhdon të ketë probleme me YouTube

Mediale Vip

Mozzik vazhdon të ketë probleme me YouTube

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 23:53
Mozzik

Reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik, ka paralajmëruar së fundmi publikimin e tri projekteve të reja muzikore.

“Stari Mahallës”, “Glock”, dhe “Pinocchio” janë tri këngët e paralajmëruara nga reperi, që tashmë veç gjenden në Spotify.

Mirëpo ka një problem për Mozzikun, kjo pasi reperi nuk po mund t’i publikojë këngët në kanalin YouTube.

 

Pasi ka dështuar ta bëjë këtë në orët e hershme të datës 28, e njëjta ka ndodhur edhe gjatë ditës, dhe për këtë ai ka lajmëruar fansat e tij në rrjetin social Instagram.

“Dy këngët e reja mund t’i gjeni në Spotify njëherë deri sa të rregullohen disa gjëra në YouTube”, ka qenë lajmërimi i tij për fansat në Instagram.

Ndërkohë, kënga “Pinocchio” duket se ka tjetër datë planifikimi për t’u publikuar me klip si dy këngët paraprake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat