7 vite pas ndarjes nga jeta të Whitney Houston, fansat e legjendës së muzikës marrin surprizën e madhe

Mediale Vip

7 vite pas ndarjes nga jeta të Whitney Houston, fansat e legjendës së muzikës marrin surprizën e madhe

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 06:36
Whitney Houston

7 vite më parë Whitney Houston ndërroi jetë, duke lënë pas një boshllëk të madh në muzikën botërore.

Gjatë kësaj kohe të gjithë fansat e saj e kanë ndjerë mungesën e legjendës së muzikës, por ditën e sotme ata kanë marrë një nga dhuratat më të bukura.

Disa dekada më parë Whitney ka regjistruar një ‘cover’ këngës “Higher Love” të Steve Winwood dhe Kygo e ka sjellë në një version të ri.

Houston e ka regjistruar këngën në 1991 dhe mendohej të ishte pjesë e albumit të saj të tretë, por asnjëherë nuk u publikua zyrtarisht.

Kjo këngë vjen pas lajmit se po punohet për një turne të Whitney, ku këngëtarja do të shfaqet në skenë në formën e një hologrami. Kujtojmë se këngëtarja e hitit “I will always love” ndërroi jetë në moshën 48-vjeçare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat