Ka forma perfekte trupore, Eni Koçi zbulon regjimin e saj ushqimor dhe stërvitor

Mediale Vip

Ka forma perfekte trupore, Eni Koçi zbulon regjimin e saj ushqimor dhe stërvitor

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 06:50
Eni Koçi

Eni Koçi kohët e fundit ka treguar se i është nënshtruar një regjimi të rregullt stërvitor dhe mund të themi se ka forma perfekte trupore.

Siç duket kjo zë një pjesë shumë të rëndësishme në përditshmërinë e këngëtares, sepse përveç stërvitjes ajo i kushton vëmendje edhe regjimit ushqimor.

Dje Eni ka krijuar mundësinë të realizojë një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në ‘Instagram’, të cilët duket se kanë qenë mjaft të interesuar për mënyrën se si Eni kujdeset për trupin e saj.

Image

Kur u pyet se çfarë regjimi ushqimor ndjek që e mban trupin në formë ajo u përgjigj: “Ha diçka të lehtë në mëngjes përpara se të shkoj në palestër. Ushtrohem 2 orë palestër e më pas ha drekën. Konsumoj shumë sallatën dhe mishin e pulës. Darkën mundohem të mos e ha sidomos pas orës 19:00. Gjithashtu llogaris sa kalori konsumoj në ditë dhe sa humbas dhe përpiqem mos ta tejkaloj limitin”.

Eni ka zbuluar se i kushton rëndësi edhe detajeve më të vogla në trupin e saj dhe kujdeset që t’i rregulloj, për të treguar respekt ndaj vetes.

Përveç palestrës kemi vënë re se këngëtarja udhëton shpesh për të bërë shëtitje në natyrë, së bashku me partnerin e saj, Genc Prelvukaj. Kujtojmë se së fundmi Eni ka publikuar këngën “Larg” në bashkëpunim me Elinel. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat