Urimi i të dashurit tradhtar për ditëlindje, burime: Khloe Kardashian nuk kuptoi qëllimin e tij

Mediale Vip

Urimi i të dashurit tradhtar për ditëlindje, burime: Khloe Kardashian nuk kuptoi qëllimin e tij

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 16:06
Jordyn Woods, Tristan Thompson, Khloe Kardashian

Tristan Thompson i uroi ditëlindjen ish-partneres së tij Khloe Kardashian dhe i habiti të gjithë. Pas skandalit të tradhtisë me Jordyn Woods, askujt nuk ia merrte mendja se ai do bënte një veprim të tillë.

Khloe i ka falenderuar të gjithë për urimet, por nuk e ka përmendur në asnjë moment babain e vajzës së saj. Një burim pranë People tha se ylli i "KUWTK" nuk e kuptoi qëllimin e tij për postimin në Instagram.

"Ata kanë një fëmijë bashkë, por nuk janë bashkë. Familja e saj mendon se ai e postoi sepse dëshiron të nxjerrë veten si 'të mirë. Tristan dhe Khloe janë prindër të True dhe vetëm kaq", tha burimi pranë saj.

Khloe Kardashian festoi 35-vjetorin të enjten dhe Tristan i dedikoi një shkrim në Instagram. Së bashku me të shoqëroi një fotografi të nënës me vajzën 14-muajshe True.

"Gëzuar ditëlindjen Khloe Kardashian. Ti je personi më i bukur që kam njohur nga brenda dhe jashtë. Faleminderit që ke qenë një nënë e mrekullueshme për princeshën tonë True. Ajo është e bekuar që ka dikë si ty që të përkujdeset. Nuk të uroj gjë tjetër veçse më shumë sukses dhe shumë pozitivitet që të të bekojë në rrugën tënde. Shijo ditën tënde Koko", shkruajti ai.

Ndërkohë Khloe festoi ditëlindjen me miqtë e familjen në një ambient të magjishëm të krijuar nga motra e saj Kylie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat