Visjan Ukcenaj pranon se Rashel Kolanecin e morën në Duplex për të rritur shikueshmërinë

Mediale Vip

Visjan Ukcenaj pranon se Rashel Kolanecin e morën në Duplex për të rritur shikueshmërinë

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 18:50
Rashel Kolaneci, Visjan Ukcenaj

Duhet pranuar që një mënyrë e përdorur nga televizionet për të marrë më shumë shikime është përfshirja në to e vajzave të bukura. Dhe në “Duplex”, sezonin e fundit u bënë pjesë dy personazhe si Arta Elezaj dhe Rashel Kolaneci, që njihen nga publiku dhe për format e tyre. A ishte kjo një mënyrë për të marrë më shumë shikueshmëri?

Aktori Visjan Ukcenaj ka folur për këtë çështje i ftuar në barin e “Thumb” të Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut.

“Në momentin që dikush bëhet e famshme se ka cica dhe bythë, atëherë është një aksesor. Një dyqan që i ka këto është një dyqan që ka shumë shikime. Meqë kjo ka shumë shikime se i ka këto te showroom-i i saj, i ka të bukura, njerëzit e duan këtë, po jo të gjithë mund ta kenë. Dhe vdesin rrinë aty duke i parë. Humorin pastaj e bëjmë ne.”

Pra, mund të themi se ato ishin vërtet një mënyrë për të marrë më shumë shikime. Gjithsesi, dy vajzat nuk janë më pjesë e spektaklit të humorit dhe tashmë ata kanë mbetur thjesht kasti i aktorëve profesionistë, që siç shprehet Visjani, po qëndrojnë në treg për shkak se bëjnë humor të mirë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat