Ish-deputetja fotografohet në ditët e fundit të shtatzënisë

Mediale Vip

Ish-deputetja fotografohet në ditët e fundit të shtatzënisë

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 06:16
Klajda Gjosha

Ndërkohë që ka mbi katër muaj që ka lënë Parlamentin bashkë me kolegët e saj opozitarë, ish-ministrja e Integrimit dhe ish-deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha, ka patur rastin mbase që të bëjë një jetë më të relaksuar këto kohë, tamam siç i duhet një gruaje shtatzënë.

Gjosha është në pritje të fëmijës së dytë, dhe ashtu si me të parin, ajo është shumë në formë dhe shtatzënia nuk ia ka prishur fare linjat. Paparazzi ynë e fotografoi në zonën e ish-Bllokut bashkë me mamanë e saj, një sipërmarrëse e njohur, e cila ka disa dyqane rrobash dhe këpucësh në atë zonë.

Në intervistat ku ka folur për jetën private, Klajda ka rrëfyer se me bashkëshortin e saj është njohur që në shkollë të mesme dhe më pas vendosën që ta kalojnë jetën bashkë.

Image

Tashmë, me një fëmijë të dytë, familja e tyre do të bëhet më e madhe. Ne i urojmë lindje të lehtë Klajdës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat