Pamela Anderson i nxjerr të palarat ish-partnerit "monstër": Më kërcënoi se do më thyejë këmbët

Mediale Vip

Pamela Anderson i nxjerr të palarat ish-partnerit "monstër": Më kërcënoi se do më thyejë këmbët

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 08:16
Pamela Anderson, Adil Rami

Pamela Anderson nuk po e mban aspak private ndarjen me futbollistin francez, Adil Rami. Pasi e quajti monstër dhe akuzoi për tradhti pasi bënte jetë paralele me një tjetër femër, aktorja 51-vjeçare ka zbuluar mesazhet kërcënuese.

"Më kërcënoi se do lëndonte djalin tim. Më kërcënoi se do më thyejë këmbët. Më kërcënoi me mesazhe. Më telefonoi me numra të ndryshëm. Unë po përpiqem ta bllokoj kudo, ka email-e ndaj familjes ku kërkoja ndihmë pasi ishte i dehur në LA Chateau Marmont dhe më hodhi tutje. Ata më thanë që të bëj durim", shkruajti Pamela në një postim në Twitter.

Aty postoi dhe një bisedë me Adil Rami, ku ai i thotë se nuk i la zgjidhje tjetër.

Madje në uebsajtin e saj, Anderson publikoi mesazhet që shkëmbeu me ish të dashurën e Adil, Sidione Biemont, e cila është nënë e binjakëve Zayn dhe Madi.

“Ai ishte shumë i keq me mua për njëkohë. Më kapi për flokësh në LA verën e kaluar”, tha ajo lidhur me një debat që kishin.

Nga ana tjetër, Rami mohoi se e ka tradhtuar Anderson. Madje ai tha se e respekton shumë aktoren.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat