Njihuni me dietën drastike të Greta Koçit që e mban në formë

Mediale Vip

Njihuni me dietën drastike të Greta Koçit që e mban në formë

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 12:51
Greta Koçi

Këngëtarja Greta Koçi është goxha aktive në rrjete sociale, duke publikuar vazhdimisht imazhe nga përditshmëria e saj.

Ajo gjithashtu shpesh herë organizon dhe rubrikën ‘Ask me’  me ndjekësit e saj  ku i’u përgjigjet pyetjeve të tyre.

Dhe ditën e djeshme këngëtarja ka ndarë më të gjithë dietën e saj drastike e cila e ndihmon për të që në në formë.

Për të ditur formulën konkrete të Gretës, një ndjekës i saj e pyeti:

‘Çfarë sekreti keni  që jeni kaq në formë? A bëni palestër? Dhe a është e vërtetë që pas palestrës rimerr kg?’

Image

Përgjigja shumë e sinqertë e Gretës ishte:

“Patjetër që bëj palestër por ka periudha kur për shkak të punës nuk kujdesem dot rregullisht. Kujdesem shumë në ushqim. Zero sheqer, zero brumëra, zero yndyrna. Jetoj me perime, sallatra, kafen me 0 sheqer e fruta me bërthamë” – ka shkruar ajo.

Siç duket, Greta po mban një regjim shumë strikt sepse dietat e fundit botërore janë të idesë se duhet një alternim dhe ecin me parimin e “shkeljes” së dietës në ditë qejfi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat