Aliaj: Shqipëria, momentalisht është vendi ideal për të vdekur

Mediale Vip

Aliaj: Shqipëria, momentalisht është vendi ideal për të vdekur

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 15:41
Robert Aliaj

Aristi Robert Aliaj, i cili së fundi ka filluar emisionin “Vetëm një Natë” rrëfen se emisioni i tij është një qasje e sinqertë dhe autentike drejt njerëzve.

Ai thekson se udhëhiqet nga dëshira unike për ta vënë njeriun e thjeshtë në zemër të udhëtimit tim, dhe jo në zemër të mëshirës.

“Kam parasysh këtu trendin e emisioneve, ku mëshira shkon në limitet e neverisë, ku ndihma nuk jepet pa praninë e kamerave që ta shohin të gjithë. Ku dora e dhënë është gjest komercial i pashpirt. Ku dinjiteti rrjedh nëpër kanale septike.

Teknika “njeriu orkestër” e përdorur është tërësisht inovative. Ka dy kamera në trup. Njëra është drejtuar ndaj meje në saje të një krahu të artikuluar dhe tjetra i drejtohet intervistuesit. Kjo teknikë të lejon që të mos kesh ekip dhe të kesh një afërsi miqësore me bashkëbiseduesit”, - ka thënë Aliaj nën një intervistë për revistën Mapo.

Më tej Aliaj tregon pse ka zgjedhur që ta bëjë vetë gazetar, kameraman, inxhinier dhe regjisor.

“Ideja është të garantosh një status dëshmitari të realitetit social shqiptar pa asnjë paragjykim. Vokacioni i “Vetëm një Natë” nuk është denoncimi apo përcjellja e mesazheve politike, “Vetëm një Natë” duhet ta lexoni si ditar udhëtimi, ose si tregime të filmuara”.

Në këngën me të cilën u përfaqësua këtë vit në Këngën Magjike, Aliaj e komenton Shqipërinë si vendin ku shpreson vetëm të vdes, se s’mund të jetohet në Shqipëri.

Por edhe për këtë ka një shpiegim.

“Momentalisht është vendi ideal për të vdekur. E di pse? Sepse një popull me një mentalitet të tillë që lufton vetëm për bukën e gojës, nuk ka arsye, as nevojë për kulturë, as për të kërkuar ndryshime sociale. I duhet vetëm një furrë buke dhe një nevojtore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat