Këngëtarja shqiptare zbulon se kishte "të dashur" që në klasë të parë

Mediale Vip

Këngëtarja shqiptare zbulon se kishte "të dashur" që në klasë të parë

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 15:41
Diona Fona

Një prej këngëtareve më të reja të muzikës shqiptare na ka kujtuar të gjithëve dashuritë e para. Bëhet fjalë për ato pëlqimet e fëmijërisë që mbeten në mendjen përgjithmonë.

Këngëtarja Diona Fona u vu në siklet gjatë lojës "Haje ose thuaje" në emisionin NIN. Ajo duhet të thoshte emrin e të dashurit të parë, të cilit i kishte dhënë puthjen e parë.

Diona u mundua të shpëtonte nga kjo pyetje duke thënë:

"Mundem të përgjigjem për puthjen e parë se e kam patur në klasën e parë."

Por moderatori Alaudin Hamiti nuk ia pranoi si përgjigje dhe këngëtarja u detyrua të provonte një pije "jo të shijshme" që ndodhej në tavolinë.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat