Justin Bieber me mesazh të ëmbël për bashkëshorten

Mediale Vip

Justin Bieber me mesazh të ëmbël për bashkëshorten

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 16:26
Justin Bieber dhe Hailey Baldwin

Justin Bieber është më i dashuruar se kurrë!

Këngëtari ka postuar një ‘selfie’ romantike me bashkëshorten e tij 22 vjeçare – një fotografi që është realizuar në mes të një shkretëtire gjatë perëndimit të diellit.

“Këto janë momentet për të cilat jetoj…koha që e kaloj vetëm me ty ma freskojnë shpirtin. Ti je shumë më e mirë se unë dhe unë e di mirë këtë. Ti je e imja dhe unë i yti përgjithmonë deri në përjetësi”, ka shkruar 25 vjeçari poshtë kësaj fotografie të ëmbël.

Në mesin e miliona pëlqimeve që kjo fotografi e çiftit ka marrë, kanë komentuar shumë yje që janë edhe miq të tyre.

“Ajo është edhe pak e imja”, ka komentuar Kendall Jenner duke iu referuar kështu miqësisë me modelen Hailey Baldwin.

Çifti janë martuar në muajin shtator të vitit 2018 pasi ishin fejuar në Bahamas dy muaj më herët.

Është raportuar se ata po planifikojnë një ceremoni tradicionale të dasmës në të ardhmen, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga çifti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat