Solli bashkëpunimin me Capital T, Elvana Gjata tregon nga u frymëzua për këngën

Mediale Vip

Solli bashkëpunimin me Capital T, Elvana Gjata tregon nga u frymëzua për këngën

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 16:50
Capital T dhe Elvana Gjata

Ditën e djeshme Elvana Gjata dhe Capital T publikuan bashkëpunimin e dytë mes tyre, “Fustani”.

Në videoklip Elvana shfaqet shumë sensuale, veshur me disa fustane të ndryshme që i nxirrnin në pah format e saj trupore.

Por a e dini se nga është frymëzuar këngëtarja për të shkruar tekstin e kësaj kënge? Ditën e sotme ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një foto të shkëputur nga kënga e saj, ku shfaqet veshur me një fustan në ngjyrë floriri.

Përkrah saj ajo ka treguar se për këngën e re është frymëzuar nga puna artistike e Valdrin Sahitit, stilisti i cili ka punuar edhe për veshjet e saj në videoklip.

“E shkrova këtë këngë e inspiruar nga arti i Valdrin Sahitit”, ka shkruar këngëtarja bashkangjitur fotos.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat