Profesionin e saj Fjoralba e ka zgjedhur që në fëmijëri, moderatorja zbulon disa nga kujtimet nga ajo periudhë

Mediale Vip

Profesionin e saj Fjoralba e ka zgjedhur që në fëmijëri, moderatorja zbulon disa nga kujtimet nga ajo periudhë

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 23:19
Fjoralba Ponari

Një nga vajzat më bukuroshe të ekranit shqiptar, Fjoralba Ponari ka zbuluar së fundmi me anë të disa pyetjeve në llogarinë e saj në ‘Instagram’ se çfarë ka ëndërruar të bëhej kur ishte e vogël.

“Çfarë kishe qejf të bëheshe kur të rriteshe kur ishe e vogël?”,- ishte pyetja e drejtuar nga një prej ndjekësve të moderatores, të cilës ajo nuk ngurroi t’i përgjigjej.

“Doktoreshë. Po kam qenë fëmijë i mbarë. Lëvizja me rrugicë të vogël me vete që t’u krijoja kushte fëmijëve të lagjes para se t’u bëja gjilpërat”,- është përgjigjur Ponari plot humor në ‘Instastory’.

Image

Mesa duket, Fjoralba ka arritur ta plotësojë dëshirën e saj sepse pas angazhimeve të saj në televizion, ajo ushtron profesionin e stomatologes. Në intervista të mëparshme ajo ka treguar se nuk do të hiqte asnjëherë dorë nga puna e saj e parë dhe se televizioni mbetet një impenjim i dytë pas degës për të cilën ajo është diplomuar.

Kujtojmë se në sezonet e fundit televizive, Ponari ka drejtuar së bashku me Edi Manushin disa programe si ‘Proçesi Sportiv’ apo ‘E diell’. Me ëmbëlsinë e saj, ajo ka arritur të bëjë për vete një masë të gjerë njerëzish, të cilët e kanë komplimentuar shpesh herë për thjeshtësinë që ajo ka shfaqur në ekran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat