Ronela Hajati më në formë se kurrë, publikon fotot me bikini dhe zbulon rezultatet e dietës

Mediale Vip

Ronela Hajati më në formë se kurrë, publikon fotot me bikini dhe zbulon rezultatet e dietës

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 23:22
Ronela Hajati

Ronela Hajati ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e fansave të saj për shkak të projekteve muzikore të ndryshme që ka sjellë, në të cilat ka guxuar jo pak.

Megjithatë ajo çfarë ka rënë tjetër në sy nga këngëtarja, kanë qenë dhe format e saj fizike mjaft të kolme.

Së fundmi 29-vjeçarja ka publikuar 2 foto, ku shfaqet me rrobabanje, ku nuk kanë munguar reagimet e shumta të ndjekësve të cilët e komplimetonin për trupin e saj.

Image

Ajo çfarë dallohet tjetër është se Ronela ka arritur format perfekte trupore dhe kjo falë dietës ketogjenike, të cilën ka zbuluar se po mbante vitin e kaluar, duke eleminuar yndyrnat dhe karbohidratet për t’u lënë vendin më tepër proteinave.

Padyshim që me këto foto Hajati ka treguar dhe njëherë se vazhdon të jetë një ndër këngëtaret më tërheqëse të publikut shqiptar. Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Ronela solli projektin e saj më të fundit me titull ‘Lage’, në të cilin u shfaq më ‘hot’ se asnjëherë dhe deri më tani numëron 1.3 milionë klikime në kanalin e ‘Youtube’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat