Emri i linjës së saj të korseve nuk pritet mirë, Kim Kardashian merr vendimin e papritur

Mediale Vip

Emri i linjës së saj të korseve nuk pritet mirë, Kim Kardashian merr vendimin e papritur

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 23:37
Kim Kardashian

Javën e kaluar Kim Kardashian lançoi linjën e re të korseve nën emrin, “Kimono by Kim Kardashian”.

Ky emër nuk u prit aspak mirë nga ndjekësit e saj, të cilët mendojnë se me të ka cenuar kulturën japoneze. Kimono është një veshje tradicionale e Japonisë, ndaj ndjekësit e këtij vendi nuk dëshironin që Kim të përdorte emrin e tyre për linjën e saj. Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” i mori në konsideratë këshillat e fansave të saj dhe vendosi që ta ndryshojë emrin.

Përmes një postimi në ‘Instagram’ ajo tregoi se nuk ka pasur asnjë qëllim të keq dhe se suksesi i saj ka ardhur nga marrëdhënia që ka ndërtuar me fansat, ndaj së shpejti do të prezantojë një emër të ri.

Pas kësaj edhe website “Kimono” u mbyll, duke treguar se Kim i çon deri në fund këshillat e ndjekësve. Kardashian ka treguar se ajo i ka përdorur korsetë për 15 vite me radhë, ndaj dëshiron që me linjën e saj ta përcjellë këtë gjë edhe tek gratë e tjera, veçanërisht tek ato që punojnë. Kim është një ndër personazhet më të kritikuar të rrjeteve sociale, megjithatë ajo vazhdon të mbetet një ndër më të ndjekurat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat