‘Spotify’ e nxjerr zbuluar, Taylor Swift vendos të bllokojë Justin Bieber dhe Demi Lovato-n

Mediale Vip

‘Spotify’ e nxjerr zbuluar, Taylor Swift vendos të bllokojë Justin Bieber dhe Demi Lovato-n

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 15:16
Taylor Swift

Taylor Swift ka vendosur të bllokojë shumë prej këngëtarëve të njohur në llogarinë e saj në ‘Spotify’. 29-vjeçarja ka bllokuar emra të njohur të ‘showbiz-it’ të huaj si Demi Lovato, Justin Bieber për shkak të konflikteve të saj të vazhdueshme me menaxherin e tyre, Scooter Braun. Ajo dëshiron të shkëpusë marrëdhëniet me të gjithë individët të cilët kanë dalë në mbrojtje të Braun.

Swift ka folur për mënyrat sulmuese dhe manipulative që menaxheri i njohur ka përdorur ndaj këngëtares. Pavarësisht deklaratave të saj, Bieber dhe Lovato i kanë dalë në mbrojtje Scooter, duke pohuar se ai është një njeri i mirë.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Taylor nuk ka marrëdhënie aspak të mira me personazhe të tjerë hollivudianë. Pak kohë më parë ajo rregulloi raportin me Katy Perry, megjithatë “lufta” midis saj dhe Kim Kardashian vazhdon ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat