Ka vite që jeton ne Londër e angazhuar kudo me koncerte e mbrëmje pasi e duan të gjithë falë repertorit dhe zërit të ëmbël.
Kjo është artistja Lumturie Drenovci, apo siç e njohin të gjithë si Laqja e cila ka sjellë verën më të bukur me këngën që ka titullin "Vera".
Kënga ka nisur të pritet mjaft mirë me muzikë dhe orkestrim nga Beni Baksi, tekst nga Besim Bunjaku, kitarë Astrit Stafa e video punuar nga Maximus nga Blerdi Malushi.
Nëse ende se keni dëgjuar ia vlen ta klikoni e të kënaqeni me këtë super projekt ardhur nga artistja që ka katër vite që i është rikthyer fort skenës muzikore.BS