Ledri thotë se po përshtatet me Ritën, por Vera nuk ka vajzë për ta martuar

Mediale Vip

Ledri thotë se po përshtatet me Ritën, por Vera nuk ka vajzë për ta martuar

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 19:25
Rita Ora, Vera dhe Ledri

Rita Ora dhe Ledri Vula performuan në “Alba Festival” të dielën në Zvicër!

Dy artistët e preferuar nga Kosova i çmendën fansat kur papritur publikuan një foto nga i njëjti vend, të përqafuar!

Pas publikimit të disa imazheve në rrjetet sociale, reperi dhe nëna e këngëtares, Vera kanë pasur një bisedë përmes Instagramit.

Gjersa Ledri i drejtohet Verës se po përshtatet me 28-vjeçaren, edhe ajo e miraton këtë gjë duke thënë se “po pot doket”.

Por, edhe komentuesit dhe fansat e dyshes i kanë kërkuar të ëmës së artistes që ta pranojë për dhëndër këngëtarin, por Ora ka pohuar se vajzat nuk i ka për nuse.

Ndryshe, Rita dhe Ledri janë duke punuar ndaras në projekte të reja muzikore dhe do të mbajnë disa koncerte muzikore. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat