Rina flet publikisht për sulmet ndaj Taynas: Është nxitur nga fansat dhe mediat

Mediale Vip

Rina flet publikisht për sulmet ndaj Taynas: Është nxitur nga fansat dhe mediat

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 22:03
Rina dhe Tayna

Kohët e fundit reperet femra kanë qenë në qendër të vëmendjes mediatike në vend, për shkak të këngëve me tendencë të cilat ja dedikojnë njëra-tjetrës. Ndër to Rina Balaj dhe Tayna shihen nga ana e publikut si “armike të përbetuara”, pasi shpesh në tekstet e tyre duket se sulmojnë njëra-tjetrën. Dy reperet nuk kanë preferuar të flasin publikisht në lidhje me këtë çështje, ndërsa sot Rina Balaj vendosi të thyente akullin. Ajo ishte e ftuara speciale në emisionin “Rudina” dhe aty tregoi se si qëndron e vërteta e “diss-eve” mes saj dhe Taynas. Rina tha se Taynan nuk e ka takuar asnjëherë dhe se e gjithë kjo është një farsë e krijuar nga fansat e tyre dhe mediat. Ajo shtoi se asnjëherë nuk ka pasur si qëllim që të sulmojë në tekstet e saj reperen tjetër dhe se ato që mendohen si “diss-e” kanë qenë thjesht rastësi. Më pas Rina zbuloi se shumë shpejt do të publikojë një projekt të ri, këtë herë në bashkëpunim me një artist francez, që nuk është shumë i njohur. Kujtojmë se së fundmi reperja ka hedhur në treg një duet me Adelina Ismailin, “Qikat”, që u prit mjaft mirë nga publiku. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat