Dafina Zeqiri kopjon stilin e ri të flokëve nga modelja e njohur amerikane!

Mediale Vip

Dafina Zeqiri kopjon stilin e ri të flokëve nga modelja e njohur amerikane!

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 09:36
Dafina Zeqiri

Dafina Zeqiri është një prej këngëtareve që mundohet të jetë vazhdimisht në sjelljen e trendëve të reja dhe më ‘ndryshe’ se tjera vajza të estradës shqiptare.

Por, jo rrallë herë Dafina në sjelljen e modës kopjon emrat e njohur botëror duke mos qenë unike në stilin e saj, kjo ndodh në veshje e saj, videoklipet dhe së fundi edhe në stilin e flokëve.

Duke mos hezituar që të eksperimentoj me pamjen e saj, këngëtarja e njohur edhe së fundi ka ndryshuar stilin e flokëve duke i shkurtuar dhe bërë bionde, sigurisht për projektin e ri.

E për këtë stil të flokëve më së miri është e njohur, modelja e famshme amerikane Amber Rose e cila prej vitesh identifikohet për dukjen e saj unike dhe mjaft të ‘cool’.

Stili i ri i flokëve të Dafinës me atë të Amber duket identik dhe vështirë të vërehet ndonjë dallim.

Shpresojmë që Dafina herën tjetër të jetë më shumë vetvetja.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat