61 vjeçarja Melanie Griffith tregon rutinën e stërvitjeve të vështira

Mediale Vip

61 vjeçarja Melanie Griffith tregon rutinën e stërvitjeve të vështira

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 15:27
Melanie Griffith

Melanie Griffith duket mrekullueshëm!

Aktorja 61 vjeçare e ka postuar një video në Instagram ku ka treguar rutinën e stërvitjeve të vështira që ajo i bën në fitnes.

E veshur me një sutjenë sportive ngjyrë rozë dhe pantollona po ashtu sportive me ngjyrë të zezë, Griffith shihet që bën stërvitje shumë sfiduese – ushtrime për muskujt e barkut, ushtrime për krahët, cardio si dhe ngre pesha.

 

“Ok. Unë stërvitem me Gunnar që shtatë vjet. Unë e adhuroj këtë njeri. Ai më ndihmon që unë ta mbaj trupin në formë dhe të jem e fuqishme edhe në moshën 50+11 vjeçare. Ai është edhe terapisti im”, ka shkruar ajo poshtë videos.

Pas lëvdatave që aktorja i bëri, ka reaguar menjëherë edhe trajneri i saj Gunnar Peterson që punon me të për shumë vite me radhë.

“Ky postim e bëri ditën time më të mirë. Por, prit…a nuk je ti 39 vjeçare?”, ka thënë ai.

Peterson gjithashtu e ka ripostuar këtë video duke e vlerësuar klienten e tij për stërvitjen mbresëlënëse.

“Duke stërvitur fort. Si mos ta ripostoj këtë video? Gjëja më e mirë që e kam dëgjuar gjatë gjithë ditës. Falemnderit Melanie Griffith, nderi është krejtësisht i imi”, ka shkruar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat