Kylie Jenner blen një tjetër makinë luksoze me çmim marramendës!

Mediale Vip

Kylie Jenner blen një tjetër makinë luksoze me çmim marramendës!

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 15:28
Kylie Jenner

Si një miliardere edhe themeluese e brendit të saj të kozmetikës, ajo a një shije poashtu të shtrenjtë.

Kylie Jenner ka shtuar edhe një tjetër makinë luksoze në garazhin e saj, transmeton Indeksonline.

Ylli televiziv u ka dhuruar mbi 139 milionë ndjekësve të saj disa imazhe të ‘bishëse’ së saj të re, Rolls-Royce Phantom.

“Dashuria ime e re ka mbërritur e sigurt në shtëpi”, ishte mbishkrimi që Kylie vendosi mbi imazhin ku shihej makina e saj superluksoze.

Kjo veturë i ka kushtuar 21 vjeçares rreth 450 mijë dollar e dizajnuar nga brenda sipas dëshirës së Kylie.

Kylie nuk është e panjohur kur janë në pyetje makina luksoze, ajo bleu një tjetër makinë Rolls Royce për Krishtlindjet në vitin 2018 për 320 mijë dollarë.

Në tetor, Kylie e befasoi nënën e saj, Kris Jenner, me një Ferrari të kuq 488 përpara ditëlindjes së 63-të.

Jenner është një milionere e vetë-bërë, kompania e të cilës, Kylie Cosmetics, ka një vlerë rreth 1 miliard dollarë deri në vitin 2022, sipas Women’s Wear Daily.

Ndërkohë, i dashuri i Kylie dhe babai i foshnjës, Travis Scott, ka vlerë 8 milionë dollarë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat