Beatrix Ramosaj rrëfen eksperiencën e tmerrshme: Kam përjetuar paralizë në gjumë

Mediale Vip

Beatrix Ramosaj rrëfen eksperiencën e tmerrshme: Kam përjetuar paralizë në gjumë

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 17:28
Beatrix Ramosaj

Beatrix Ramosaj ka befasuar të gjithë gjatë ditës së sotme me mesazhin në rrjetet sociale.

Këngëtarja shqiptare ka treguar se ka përjetuar një ndër eksperiencat më të tmerrshme jetësore që i ka ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar.

Ajo ka treguar se gjatë ditës së djeshme ka përjetuar një paralizë në gjumë, fenomen që i ndodh shumë njerëzve.

“Kam përjetuar paralizë në gjumë, mbrëmjen që shkoi për herë të dytë në jetën time dhe është gjëja më e tmerrshme që kam provuar ndonjëherë. Kjo gjë nuk është shaka. Nisa të dëgjoja zëra dhe nuk mund të bërtisja apo të lëvizja trupin, përveç syve. Isha shumë e frikësuar dhe e kisha të vështirë të kthehesha në shtrat për të fjetur sërish”, ka shkruar ajo në llogarinë personale në Instagram.

Paraliza e gjumit është një fenomen që ndodh në momentin kur na ze gjumi ose kur sapo zgjohemi.

Ajo është paaftësia për të lëvizur apo folur ndërkohë që jemi zgjuar, pra truri jonë është zgjuar kurse trupi jo.

Stresi është faktori kryesor që e shkakton atë dhe mund të çojë deri në paralizë të përditshme gjersa kështu mund ta evitoni

1.Të shmangni simulantët e gjumit

2.Nuk duhet të shikoni televizor gjatë përpara se të flini

3.Mos përdorni celularin para gjumit

4.Të shmangni gjumin gjatë ditës

5.Mos flini të kthyer në shpinë. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat