Ish-koreografja e Justin Bieber zbulon faktin shokues: Jam penduar që kam punuar për ty

Mediale Vip

Ish-koreografja e Justin Bieber zbulon faktin shokues: Jam penduar që kam punuar për ty

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 19:10
Justin Bieber

Ish-koreografja e Justin Bieber ka shtangur publikun me postimin e saj më të fundit në ‘Instagram’. Emma Portner ka zbuluar për të gjithë se këngëtari nuk e ka paguar atë dhe se ai gjithmonë i ka degraduar dhe ofenduar femrat.

“Jam penduar që kam punuar në emrin tënd. I dhashë universit tënd trupin dhe kreativitetin tim dhe ti fitove miliona dollarë. U pagova me një pagë shumë të ulët dhe nuk mund të përballoja as të ushqehesha”,- ka shkruar Emma në rrjetet e saj sociale, ku i ka shokuar të gjithë ndjekësit e Bieber.

Ky lajm ka bërë xhiron e rrjetit dhe është komentuar gjerësisht në media, për shkak të sjelljeve të ndryshme që artisti ka pasur herë pas here me fansat e tij. Deri më tani nuk ka ardhur ende një reagim nga 25-vjeçari, megjithatë ndjekësit janë duke pritur me shumë kureshtje se çfarë do të thotë Justin rreth kësaj teme.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat