Priyanka Chopra flet me dashamirësi për Meghan Markle, hedh poshtë zërat për probleme mes tyre

Mediale Vip

Priyanka Chopra flet me dashamirësi për Meghan Markle, hedh poshtë zërat për probleme mes tyre

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 06:18
Priyanka Chopra dhe Meghan Markle

Priyanka Chopra dhe Meghan Markle janë përfolur kohët e fundit për një problem në raportin e tyre miqësor, por aktorja indiane sapo i ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet. Së fundmi Priyanka ka dhënë një intervistë për revistën “Elle” dhe aty ka folur me dashamirësinë më të madhe për dukeshën e Sussex. Madje aktorja i është drejtuar dukeshës me emrin shkurt, Megs, duke treguar se mes tyre gjithçka është në rregull. “Megs…ajo ishte e destinuar për gjëra të mëdha, të jetë një ndryshim dhe të jetë një zë i rëndësishëm. Është një mrekulli që ajo ka një platformë ku mund ta bëjë këtë gjë”, ka thënë Priyanka për miken e saj. Ajo ka shtuar se është e pabesueshme se si ndryshon jeta, duke qenë se para pak javësh Meghan u bë nënë për herë të parë. Më pas Chopra ka treguar se në të ardhmen mund të blejë një shtëpi në Londër së bashku me bashkëshortin e saj, Nick Jonas, duke pasur më shumë mundësi për të qenë afër Meghan dhe Harry. Miqësia mes aktores indiane dhe dukeshës nisi në 2016-tën, kur të dyja u njohën për herë të parë në një event në muajin janar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat