Frika më e madhe e familjes Kardashian është ribashkimi i Khloes me Tristan

Mediale Vip

Frika më e madhe e familjes Kardashian është ribashkimi i Khloes me Tristan

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 09:46
Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson janë kthyer në qendër të mediave rozë që prej fillimit të lidhjes, e sidomos pas tradhtive të vazhdueshme nga ana e sportistit. Por familja e bukuroshes së ekranit ka një shqetësim shumë të madh lidhur me këtë çështje, pasi ata mendojnë se Khloe do rikthehet me Tristan nëse ai përpiqet të pajtohet. Burime për ‘Hollywood Life’ kanë zbuluar se e gjithë vëmendja e familjes së famshme është momentalisht e përqendruar tek Khloe dhe pavarësisht se kjo e fundit shprehet se nuk do i rregullojë kurrë gjërat me të, ata ndjejnë të kundërtën.

Duket se lidhja e fortë që ekziston mes Khloes dhe Tristan për shkak të True, është shqetësimi kryesor. Nga ana tjetër ka shumë persona që mendojnë se Tristan do përpiqet ta fitojë sërish zemrën e nënës së vajzës së tij me mënyra nga më romantiket. Por se si do rrjedhë historia e çiftit të njohur mbetet për t’u parë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat