Pas zërave për ndarje dhe se kënga ‘S’të njoh’ i kushtohet Norës, flet më në fund Robert Berisha

Mediale Vip

Pas zërave për ndarje dhe se kënga ‘S’të njoh’ i kushtohet Norës, flet më në fund Robert Berisha

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 15:23
Nora Istrefi dhe Robert Berisha

Robert Berisha e ka thënë më në fund të vërtetën.

Kohëve të fundit ka pasur zëra se këngëtarët Robert Berisha e Nora Istrefi janë ndarë.

Lidhur me këtë çështje Nora Istrefi ka folur në emisionin ‘Mirage’ ku edhe e tha të vërtetën lidhur me gjithë këtë muhabet që po qarkullon së fundmi në media e publik.

Mirëpo nuk ka munguar edhe përgjigja e Robertit i cili gjatë një interviste për  “Wake Up” ka treguar po ashtu nëse këngën ‘S’të njoh’ ia ka dedikuar Norës.

“Ne këngëtarët e muzikës popullore nuk i shkruajmë këngët për vete. Asnjë këngë deri tani nuk ia kam kushtuar vetes apo dikujt.Çfarë do që të ndodhë, Nora do mbetet nëna e vajzës sime dhe do e njoh gjithë jetën. S’besoj që do nxjerr ndonjë këngë të tillë”, ishte përgjigja e prerë e Robertit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat